Një person ka mbërritur pa shenja jete pasditen e sotme në spitalin e Burrelit. Viktima është Ilir Turja, 50-vjeç me profesion minator.

50-vjeçari është gjendur i vdekur në rrethana të mistershme pranë minierave të Krastës Ndërkaq, është ende e paqartë sesi ka ndodhur ngjarja.

Kujtojmë pak javë më parë tre persona, inxhinieri Ismail Hoxha dhe minatorët Fatos Çesku e Rexhep Rrushiti humbën jetën në minierë në Balgjaj, pasi u asfiksuan në galeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu