Një predhë luftarake është pikasur në bregun e lumit Mat në afërsi të Klosit. Mësohet se predha është konstatuar nga një banor i zonës, i cili  ka qenë duke mbledhur dru zjarri pranë lumit.

Më pas ai ka njoftuar policinë lokale, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sakaq, këta të fundit kanë njoftuar forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes për shkak se predha ishte me diegore dhe e rrezikshme për të shpërthyer.

Predha është ruajtur nga policia deri në mbërritjen e forcave xheniere nga Tirana, të cilët kanë bërë shpërthim të kontrolluar të predhës.

Predha dyshohet të ketë ardhur nga tunelet që ndodhen tek ish-pazari i vjetër, megjithëse ato janë certifikuar si të pastra 4 vite më parë kur Ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Mimi Kodheli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu