Katër persona kanë ndërruar jetën në spitalin rajonal të Shkodrës, pasi ishin të infektuar me koronavirus.

Nga burimet raportohet se viktimat ishin të shtruar në pavijonet e caktuara për personat e prekur me koronavirus. Kështu shënohen të vdekurit e parë nga Covid në spitalet rajonale.

Aktualisht në repartin Covid të Shkodrës janë të shtruar 20 pacientë disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Burime nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se 7 nga ta po trajtohen në reaminacion dhe një  prej tyre është i intubuar. Sa i përket 4 personave që humbën jetën të gjithë ishin mbi 80 vjeç dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Ata prej 4 ditësh ishin në intubim dhe nuk ia dolën dot të mbijetonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu