Sony ka publikuar një kondicioner të ri personal, i krijuar për t’u futur brenda jakës së këmishës së një personi.

E quajtur Reon Pocket, pajisja me madhësi sa një kuletë, peshon vetëm 85 gramë dhe mund të kontrollohet përmes një aplikacioni smartphone.

Sony gjithashtu po shet bluza me porosi, me xhepa të vegjël të qepur në jakën e pasme të këmishës për të mbajtur pajisjen.

Pajisja mund të ulë temperaturën e sipërfaqes së trupit të personit që e vesh atë deri në 23 gradë Fahrenheit (-5 °Celsius) kur vendoset në fuqinë maksimale, dhe lihet të funksionojë për pesë minuta.

Ai gjithashtu do të jetë në gjendje të gjenerojë ajër të ngrohtë në dimër dhe mundësohet nga një bateri që rimbushet, për të cilën Sony thotë se mund të funksionojë vazhdimisht për rreth 90 minuta, megjithëse duhen plot dy orë për ta karikuar.