Gjykata e Apelit ka lënë të lira 1 infermiere dhe sanitaren e spitalit Covid 2, të dyshuara për koprrupsion.

Apeli ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitjeje për Rukije Hoxhën dhe Sidorela Çelën.

Ndërkohë që për dy të pandehurat e tjera Mira Buri dhe Sheqerije Koçi, Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, me pretendimin se nuk kanë pasur dokumentacion të plotë.

Ato pritet që ta apelojnë vendimin në ditët në vijim. Në gjykatën e Tiranës ndaj tyre ishte dhënë masa e sigurisë e arrestit me burg për një afat 45 ditor, ndërsa prokuroria ishte ngarkuar me detyrën për të mbledhur prova të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu