10 persona janë vënë në pranga mes tyre edhe dy shqiptarë nën akuzën e organizatës kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Romë, Itali.

Dy shqiptarët e arrestuar janë: Andrea Kercanaj dhe Orgest Mansi.

“Gjyshi”, “Gargamel”, “djali”, “nipi”, “miu i kanalizimeve”, “ai para”, “kryetari i bashkisë”, “shoku yt”, janë disa nga emrat e koduar që përdorën disa anëtarë të grupit kriminal për të shmangur identifikimin në rast përgjimi.

Hetimet për operacionin e kësaj të marte i quajtur “Karteli i rrugës Bellini” kanë nisur në vitin 2017 pas arrestimit të një polici të burgut të Romës pasi një sasi e konsiderueshme kokainë, hashash dhe marihuanë, si dhe karta telefonike, celularë u gjetën në makinën e tij.

Mësohet se kreu i grupi është shqiptari Andrea Kercanaj.

Shitja e drogës u bë jo vetëm në zonën e Frosinone dhe rrethinat e saj, por edhe në bregdetin e Lazios në Ardea, ku banojnë dy nga të arrestuarit.

Përfitimet e organizatës kapnin shifra të larta. Bëhej fjalë për rreth 150-160 doza në ditë për të ardhura që varionin nga 4 deri në 6 mijë euro në ditë.

Simona Paniccia dhe Andrea Kercanaj, kishin rolin kryesor dhe menaxhonin gjithçka. Ishte ajo, sipas aktakuzës, e cila ishte përgjegjëse për organizimin e ndërrimeve të tregtarëve dhe vëzhguesve të drogës, të cilët ndërroheshin çdo ditë.

Ata paguheshin çdo ditë nga 80 në 100 euro. Ai që merrej me paketimin e drogës merrte rreth 50 euro në ditë.

Për këtë operacion për të gjithë personat që janë nën hetim për komplot kriminal që synonte trafikimin e drogës dhe korrupsionin u vendosa arrest në burg ndërsa gjatë kontrollit në banesat e tyre policia arriti të sekuestronte edhe rreth dy kg kokainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu