Policia e Pogradecit ka vendosur në pranga një 42-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 65-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Veleçan të Pogradecit, në në ditët e fundit të vitit të kaluar, por 42-vjeçari i kishte shpëtuar policisë dhe ishte shpallur prej këtyre të fundit në kërkim.

Arrestimi i burrit, është bërë i mundur vetëm së fundmi.

Policia njofton se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 42 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin e datës 05.11.2020, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 30.12.2020, në fshatin Velçan, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin H. B., 65 vjeç, banues në Velçan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu