Filiali i institucionit të dhënies së Kredive “kredo.al” në zonën e Brrylit është grabitur rreth orës 13:40 të 23 janarit 2021.

Personi është paraqitur para sportelit dhe në kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.

“Një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.” thuhet në njoftimin e policisë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës informon policia.

Patrullat janë shpërndarë në zonën e Brrylit dhe Xhamllikut në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu