Një shqiptar i cili po udhëtonte me motor ka përplasur dhe tërhequr zvarrë një fëmijë 11 vjeç në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Miaouli në Chalkida të Greqisë, ku 52-vjeçari shqiptar plagosi një 11-vjeçar që ishte në këmbë.

11-vjeçari u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje jo kritike për jetën.

Ndërsa shqiptari fillimisht u shoqërua në polici, por më pas u vendos që ai të hetohej në gjendje të lirë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu