Duke filluar që në orën 6 të mëngjesit të ditës së premte qytetarët nga Shqipër nuk mund të kalojnë kufirin me Greqinë, pasi kufiri do të mbyllet nga shteti grek në kuadër të masave anti Covid.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ndërsa theksoi se kontrollet në Greqinë veriore do të forcohen.
“Ndërkohë, e gjithë Evropa – dhe jo vetëm – po përballet me valën e re, më të fortë dhe më të rrezikshme të koronavirusit. Në disa vende sistemet shëndetësore po arrijnë kufijtë e tyre dhe në të tjerët ata po shpallin fundin e rezistencës së tyre. Situata në vendin tonë mbetet kritike. Të dhënat e djeshme të EODY treguan se rastet pozitivë në disa zona të Greqisë Veriore mbeten në nivele shumë të larta.
Kjo dëshmon se qytetarët në shumë zona po sillen shumë më lirshëm sesa diktojnë kushtet. Sjellja e relaksuar e të gjithë neve matematikisht do të çojë në një vonesë në heqjen horizontale të bllokimit. Qeveria po merr masa shtesë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit në komunitet”, tha zëdhënësi i qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu