Nëna e dy fëmijëve, Angelica Gaitan i ka kthyer shpresën familjarëve që kishin humbur kontaktet me të rreth dy vite më parë. Ajo u gjet e gjallë në brigjet e Kolumbisë nga peshkatari, i cili thotë se gruaja 46-vjecare mezi fliste pasi po ngrinte së ftohti.

Peshkatari e gjeti duke lunduar në det të hapur, rreth një milje larg plazhit Puerto Columbia. Ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë për shkak të hipotermisë.

Pas verifikimeve, u identifikua si Angelica dhe në spital zbuloi se ishte hedhur në oqean nga një anije për të vrarë veten. Arsyeja përse kishte vendosur të merrte këtë akt tragjik ishte dhuna prej 20 vitesh që përjetonte nga bashkëshorti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu