Një grua është gjetur e vdekur në banesë në Pogradec.
Vdekja e saj mund të ketë qenë natyrale.

Ndërkohë zbulohet se me gruan ka qenë dhe një fëmijë me aftësi të kufizuara që u gjet në banesë gjithashtu, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gruaja është gjetur pa shenja jete në lagjen Nr.3 të Pogradecit.

Dyshohet se vajza kishte 24 orë pa ushqim, ndërkohë që pas trajtimit në pediatri e ka rimarrë veten. Ndërkohë nga institucionet do të njoftohet Shërbim Social Korçë për të gjetur zgjidhjen për strehimin e fëmijës pasi një muaj më parë ai kishte humbur edhe babanë.

E mitura do t’i nënshtrohet edhe një testi për Covid-19 pasi mësohet se është gjetur i zbehtë nga policia, kjo edhe për shkak të mungesës së ushqimit prej 24 orësh.

Nënës së saj, e cila u gjet e pajetë në banesë do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë dhe jo në Pogradec, pasi është me nënshtetësi maqedonase. Në banesën e tyre janë gjetur edhe ilaçe, duke ngritur pistën e vetëvrasjes, megjithatë pritet sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu