Grupi xhihadist Shteti Islamik (IS) ka thënë se ishte pas sulmit me bombë në kryeqytetin Irakian, Bagdad, të enjten në 21 janar, ku mbetën të vrarë 32 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Në shënjestër ishin myslimanët shiitë, thuhet në deklaratën nga agjencia e lajmeve Amaq e grupit militant sunit.

Bombarduesit u hodhën në erë mes një turme blerësish në një treg rrobash të përdoruara në sheshin Tayaran.

Pranimi nga grupi xhihadist erdhi disa orë pas sulmit.

Sulmet vetëvrasëse janë bërë të rralla në Badgag që kur IS u mund ushtarakisht në fund të vitit 2017.

IS dikur kontrollonte 88.000 km katrorë territor nga Iraku lindor në Sirinë perëndimore dhe vendosi sundimin e saj mbi gati 8 milion njerëz.

Por, pavarësisht nga disfata e IS në fushën e betejës, një raport i publikuar gushtin e kaluar vlerësoi se më shumë se 10.000 anëtarë të IS mbetën aktivë në Irak she Siri.

Ne sulmin e datës 21, bombarduesi i parë mblodhi një turmë rreth vetes duke pretenduar se ishte i sëmurë.

Një punëtor dyqani i tha agjencisë së lajmeve Reuters :’Ai shtypi detonatorin në dorën e tij, shpërtheu menjëherë dhe njerëzit u bënë copa-copa.”

Bomba e dytë shpërtheu menjëherë pasi njerëzit u afruan për të ndihmuar viktimat, sipas ministrisë.

Sulmi i fundit vdekjeprurës në Bagdaad ishte në të njëjtin shesh në janar 2018, ku u vranë 35 njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu