Fotoja e kryeministres daneze Mette Frederiksen duke pastruar xhamat e shtëpisë po bën xhiron e rrjetit. Ajo e postoi foton në rrjetet sociale dhe krahas saj shkroi: “Dielli i fundjavës dhe i dimrit”.

Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.

Ndër të tjera ajo shkruante:

Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë muajt e fundit. Një e diel e gëzuar për të gjithë.

Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019-ë dhe udhëheqëse e socialdemokratëve që nga qershori i vitit 2015. Gjithashtu ajo është kryeministrja më e re në moshë e zgjedhur në Danimarkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu