Disa të rinj në qytetin e Kukësit kanë bërë një shpikje të re për të bërë lundrim në det. Ata kanë marrë disa bidona dhe i kanë lidhur tek një makinë, të cilës i kanë hequr gomat dhe i kanë vendosur disa bidona që të ketë nivel në ujë.

Ndërsa në pjesën e mbrapme i kanë vënë një motor për ta bërë më të thjeshtë lundrimin. Në pamjet që janë shpërndarë në rrjete sociale dëgjohen duke thënë: “Hajde Kukësi, gati për Angli”.

Video ka rënë edhe në syrin e aktorit të humorit Bes Kallaku që ka komentuar disa emoji duke qeshur ndërsa në komente i thonë “hajde loku, edhe 1 se u mbush”.