Një grua bashkë me foshnjën e saj kanë humbur jetën pasi nëna vendosi të hidhej nga mbikalimi në autostradë.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Madison, Tennessee, SHBA dhe autoritetet përkatëse janë duke zbardhur shkaqet.

Pak para ngjarjes autoritetet kishin marrë një telefonatë për një grua që po tentonte të godiste me makinë në një pikë karburanti, në daljen Exit 93 të autostrdës I-40.
Telefonuesit thanë se më pas gruaja doli nga makina me beben e vogël në krahë dhe nisi të ecte drejt mbikalimit.

Disa minuta më vonë një shofer kamioni telefonoi policinë për diçka që kishte goditur me kamion. Në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes raportoi se kishte gjetur në rrugë trupin e 26 vjeçares Tonisha Barker, dhe të bebes që ajo mbante.

Zëdhënësi i sherifit të zonës Tom Maples tha se para hedhjes nga mbikalimi, gruaja kishte tentuar të godiste me makinë pompën e karburantit.

Megjithëse incidenti është ende në hetim, Maples tha se gruaja “kishte zgjedhur të hidhej nga mbikalimi me beben në krahë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu