Një grua 54-vjeçare është gjetur e pajetë në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në lagjen “Pavarësia 2”, ku është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë.

Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu