Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në Yzberisht, ku një 30-vjeçar me iniciale M.L. është hedhur nga pallati ku banonte. I riu është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se 30-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:50, në Yzberisht, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi L. M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu