Alber Baca është djali “hero” që u bë i njohur pak kohë më parë me gjestin e veçantë që bëri gjatë periudhës së karantinës në Itali. Në kohën kur të gjithë u izoluan në shtëpi, i riu shqiptar vendosi t’ju vijë në ndihmë të moshuarve në hotelin “Bel Sit” në Alassio ku punonte si kamarier.

Ky gjest i veçantë ka pushtuar mediat italiane duke e cilësuar si një hero, madje të cilit i është premtuar nënshtetësia italiane. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Baca rrëfeu se ende nuk ka marrë një përgjigje për nënshtetësinë edhe pse i është premtuar nga presidenti i rajonit.

“Me datë 28 shkurt presidenti i rajonit më premtoi se do të bëjë ç’të jetë e mundur për të më dhënë nënshtetësinë italiane. Tani kërkesa është depozituar në ministrinë e Brendshme dhe shpresoj që për dy jabë të marr ndonjë përgjigje.

Në viti 2015 kam arritur të jem i pari për orët dhe turnin që bëj tek Kryqi i Bardhë dhe kam marrë medalje floriri, dhe në 2020 është hera e dytë që unë bashkë me vëllain tim kemi marrë medale për orët që kemi bërë në Kryqin e Bardhë.“, tha ai.

Ndërkohë, ai shtoi se një avokat është përfshirë në këtë kauzë dhe ka paraqitur një kërkesë drejtuar Ministrisë së Brendshme italiane për dhënien e nënshtetësisë për merita të veçanta. Ai gjithashtu shtoi se pas vëmendjes që mediat italiane i kushtuan rastit të tij, është kontaktuar dhe nga politikanë vendas duke i premtuar se çështja e tij do të shqyrtohet në parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu