Saranda Bogujevci, është vajza kosovare e cila humbi një pjesë të familjes së saj që në moshë fare të njomë, kur ishte vetëm 13 vjeç, nga forcat serbe.

Ajo i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit në luftën e Kosovës në vitet 1998-1999.

Pasi lufta përfundoi, ajo bashkë me 4 kushërinj u evokuan në Mançester të Anglisë, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet.

Në vitin 2014 Saranda u kthye në atdhe dhe dëshmoi përpara një gjykate serbe për krimet e serbëve. Familja e saj u shua katër ditë pas fillimit të sulmeve të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999. Ndër viktimat ishte dhe një fëmijë 2-vjeçar.

Ndërkohë 5 burra u burgosën për krimin në fjalë. Saranda, pasi u kthye nga Anglia, organizoi edhe një ekspozitë mu në mes të Beogradit, ku paraqiste humbjen e familjes së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu