Një burrë me inicialet H.H nga Plluzhina e Skënderajt ka gjetur vdekjen tragjike, pasi u la të lëngonte në mes të sheshit të Mitrovicës. Ai kishte qëndruar në Shtëpinë e të Moshuarve, e më pas ishte dërguar për përkujdesje në Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicë. I njëjti mësohet se ka vdekur para disa ditësh në Spitalin Regjional të Mitrovicës, ku ishte dërguar për trajtim.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar QPS e Mitrovicës dhe Policia e Kosovës, për “Jepi Zë”. Ndërkohë, Komuna e Skënderajt nuk ka dhënë shumë detaje konkrete, ani pse u pyet për vdekjen e këtij burri. Ata thanë vetëm se nuk kanë marrë informacione nga institucionet e Mitrovicës.

Policia kanë bërë të ditur se personi në fjalë u varros në varrezat e qytetit në Shipol.

Njoftimi

Me datë 22.07.2020 nga Drejtori i Spitalit Rajonal në Mitrovicë z. Enis Istrefi përmes telefoni jemi njoftuar si QPS-së në Mitrovicë se, i moshuari H.H në po të nijetin Spital ka ndërruar jetë, kurse me këtë rast ne si QPS e kemi informuar, Bashkësia Islame në Mitrovicë, DPSF, institucionet komunale dhe të afërmit e tij, për çka këta të fundit sipas informacioneve që kemi, i kanë kryer ceremonitë mortore në raport me të ndjerin. Personi në fjalë ka vdekur javën e kaluar dhe është varrosur në varrezat e Shipolit. Nga data 10.07.2020 për klientin në fjalë, banor i përhershëm i Mitrovicës, nën përkujdesjen e Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë dhe menaxherit të rastit- punëtorit social, SHPMPF në Skenderaj nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar nga Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë, Spitali Regjional- Mitrovicë apo nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.