Është ndarë nga jeta nëna e Këshilltarit për Media të Presidentit.

Nëna e këshilltarit u nda nga kjo jetë duke lënë pas pikëllim të madh për familjen,miqtë e shumtë dhe gjithë ata që e njohën.

Vetë Këshilltari Emiljano Timothe Aleksi ka postuar një status ku njofton për vdekjen e nënës së tij, ku ka theksuar se për shkak të masave të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19 ceremonia e varrimit do të ishte familjare:

Miq të dashur. Me dhimbje të thellë ju njoftoj se mamaja jonë e shtrenjtë ndërroi jetë. Varrimi bëhet ditën e Martë ora 10:00 në Vokopolë (Kuçovë)

Duke ju falenderuar për mesazhet e shumta për të ndarë dhimbjen me ne, Ju kërkojmë të na mirëkuptoni se për shkak të masave të shtuara të sigurisë shkaku i pandemisë COVID-19 ceremonia e varrimit do jetë familjare për Maman tonë!”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu