Sotir Qiriaqi, maratonomaku i njohur shqiptar, është në një lidhje me “Zoom” me emisionin “Zonë e lirë” mbrëmjen e djeshme, ku shprehur trishtimin e madh që ndjen pas humbjes së gruas së tij, Lorit, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.

“Një mbrëmje tërësisht fatale, pas 17 vitesh mbrëmje në studiot tuaja, këtë muaj në një natë të errët, të pakuptimtë vdekja e mori bashkëshorten time, Lorin. Unë tashmë jam i vetëm trim në luftë, me besim e shpresë që do luftoj dhe jetoj që të flas për të, ta kujtoj atë.

Është një ngjarje e zymtë dhe e vështirë, e kam shumë të vështirë të flas, por meqë studioja ime e preferuar, më ftuat të shpreh trishtimin për bashkëshorten time. Me shpresë që diku, dikur, do të takohem me të, është me të vërtetë e zymtë”, u shpreh Sotiri i përlotur.

“Në jetën time nuk kam provuar trishtim, dëshpërim më të madh se ky kur në datën kur mora vesh lajmin nga drejtori i “Shefqet Ndroqit” kur më tha se bashkëshortja juaj nuk ia doli. Që nga dita e vdekjes së saj dhe deri sot jam marrë me të gjitha punët dhe detyrimet morale për të respektuar bashkëshorten time.

Kam hapur shtëpinë, kam bërë dy takime homazh me sportistat… Mbetem dashnor i saj i përjetshëm dhe do flas për të. Jam në një shtëpi të thjeshtë, por gjithçka që është ndërtuar këtu, është e organizuar me Lorin. Kështu që Lorin do ta kem në shtëpi. Shtëpia ime dhe e Lorit do mbetet shtëpi-muze”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu