Vdekja e bashkëshortes 47-vjeçare 10 ditë pasi e vizitoi tek kardiologu ka indinjuar Dashnor Zogën, i cili i është drejtuar prokurorisë së Fierit.

“Ai është bluzë të bardhë, se doktori për atë punë është,” shprehet ai.

Ai ka kallëzuar mjekun Viktor Gjini për neglizhencë pasi nuk e shtroi në urgjencë bashkëshorten e cila duhet të kryente koronarografinë. Pas vizitës mjeku i kërkoi që të ndiqte protokollin dhe të planifikonte ndërhyrjen.

“Doktor Viktori të drejtë për ta shtruar kishte vetëm Viktori. Më tha është urgjent të bëhej koronarja po në bazë të letrave nuk e ka bërë. Duhet të bëhesh urgjent dhe gruaja më la mua. Ç’ti çoja doktorit pulat që ta shtroja, skam unë. Më iku gruaja.”

Dashnor Zoga pretendon se mjeku i ka kërkuar që vizitën tjetër ta kryenin në klinikën e tij private.

“Fajtor bëj Viktorin që më sorollati që më mori dhe në klinikën private. Nuk më dërgoi as në Tiranë. Mashtroi gruan pse s’më dha një adresë të ikja në Tiranë Greqi apo dhe Itali.”

Zoga, banor i Roskovecit sqaron se dokumentin për të planifikuar koronarografinë e dorëzoi tek reparti i hemodinamikes. Priste që në datën 1 mars të çonte bashkëshorten për ndërhyrje. Por kjo e fundit vdiq në 9 shkurt, në banesën e saj pa mundur të ekzaminohej.

Abc kërkoi një reagim nga mjeku Gjini por ai vendosi të mos reagojë për këtë akuzë. Ky është rasti i dytë që mjeku Viktor Gjini përfundon në prokurori nga familjaret e pacientëve. Në 2019 familjarët e një 43-vjeçari e akuzuan mjekun për neglizhencë pasi pacienti ndërroi jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu