Një adoleshent i cili kishte humbur të dashurën e tij në një aksident, gjendet i vdekur rreth një vit më vonë pasi e dashura e tij u godit tragjikisht nga një autobuz. James Fincher, u raportua i zhdukur pasditen e së shtunës në Leicestershire të Mbretërisë së Bashkuar dhe trupi i tij u gjet të dielën në mbrëmje.

Para se të ndërronte jetë 18-vjeçari kishte bërë postimin prekës në Facebook:

Mos e injoroni kurrë dikë që ju do, që kujdeset për ju dhe që e merr malli për ju, sepse një ditë do të zgjoheni dhe të kuptoni që keni humbur hënën duke numëruar yjet.

E dashura e tij Sian Ellis, u godit nga një autobuz ndërsa po kthehej në shtëpi nga shkolla, më 28 janar të vitit të kaluar.

Ndërkohë motra e 18-vjeçarit postoi në Facebook:

Ende nuk mund ta besoj. Ke vuajtur aq shumë 18 muajt e fundit, do të doja të kisha bërë më shumë për të të ndihmuar. Do më mungosh shumë James, pusho në paqe shpirt i bukur.
Burimi: Daily Mail/ joq.al