Edi Rama është pyetur lidhur me akuzat që ka ngritur sot kreu i PD, Lulzim Basha për aferën korruptive të inceneratorëve. Ai ka anashkaluar thelbin e çështjes së inceneratorëve duke komentuar fjalën e Bashës i cili e quajti kryeministrin palaço. Kryeministri i kërkoi Fevziut t’i vendosë pullë të kuqe kur transmeton fjalën e Bashës pasi mund të ketë fëmijë që e ndjekin. “Përtej argumentit nuk mendon se në momentin kur nxjerr këtë fjalor t’i vendosësh nje pullë të kuqe sepse mund të ketë fëmijë që e dëgjojnë. Një politikan që pretendon të bëhet kryeministër e shprehet në atë farë feje është për t’i vënë një pullë kuqe”,-tha ai.

Në këtë moment debati u devijua, dhe gazetarët shigjetuan Ramën duke i kujtuar fjalorin e tij banal me kundërshtarin pak vite më parë.

Pjesë nga debati

Blendi Fevziu: I keni thënë ish-kryeministrit…a ishte për pullë të kuqe?

Edi Rama: Çfarë i thashë? Blendi Fevziu: Tregoja Shkullak…

Shkullaku: I tha rrotë k***

Edi Rama: Atë shprehje e kam thënë nëpër gojë dhe me veten time, njeri jam dhe unë…shpërthim momenti dhe e nxorre ti se ma sollë kamerën tek goja…

Shkullaku: Po jo pra ia ke thënë Berishës në Parlament…

Edi Rama: Jo, e kisha kot nëpër dhëmbë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu