Ata janë një çift të dashuruarish. Ai i kishte premtuar se ditën e Shën Valentinit do festonin në Dajt. Por nuk e mbajti fjalën. E trishtuar 22-vjeçarja vendos t’i japë fund jetës.

Mori thikën e kuzhinës, preu damarët e dorës së majtë dhe masandaj u pendua. Telefonoi të dashurin dhe i kërkoi ndihmë që ta dërgojë në spital, shkruan Gazeta Si. Çështja u raportua nga mjekët menjëherë sapo e reja ka mbërritur në spital.

“Jam e ndjeshme, A. më premtoi se do festonim në Dajt, por më pas tha që makina rrezikonte të rrëshqiste. Shkuam në shtëpinë e tij. Unë dhe A. kemi dy vjet të lidhur”, pohoi para policëve 22-vjecarja.

S. R. shton se hyri e mërzitur në dhomën e A. dhe filloi të qajë dhe nga shqetësimi për mungesën e festimeve ka vendosur të presë damarët.

“Nuk më detyroi askush, shton e reja nga spitali, ishte një çast për të cilin u pendova menjëherë”, mbyll dhënien e deklaratës S. R, që u pyet nga oficerët e policisë mbrëmjen e 14 shkurtit teksa ende nuk ishte mbyllur festa e të dashuruarve.

Në spital së bashku me S. R gjendej edhe i dashuri i saj që i pyetur nga komisariati përkatës tha se e anuloi xhiron në Dajt për faj të dëborës, por e dashura e tij u grind dhe i kishte kërkuar ta kthente në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu