Një takim i lënë nëpërmjet një reklame të klasifikuar përfundon si mos më keq për një burrë 55 vjeçar francez.

Burri në moshë dëshironte të kalonte ca momente të mira të shtunën që lamë pas duke paguar.

Ai kontakton numrin e reklamës së klasifikuar dhe vendos për një takim me zonjën e re në shtëpinë e tij.

Duke dashur të jetë zemërgjerë, paguan 200 € paradhënie.

Por, nuk kishte kohë të merrte masa kur një burrë me thikë kasapi u shfaq në rezidencën e tij në Lattois, e cila nuk ishte mbyllur.

I riu pretendon se e ka motër vajzën që ka telefonuar dhe dëshiron të marrë hak.

Ajo strehohet në makinën e parkuar përpara, ndërsa sulmuesi godet tavolinën dhe divanin e dhomës së ndenjes dhe kërcënon se do ta sulmojë.

Viktima, për të qetësuar individin, i ofron para duke i kërkuar që të shkonin pranë bankomatit.

Treshja shkon në Pérols me makinën e çiftit.

Viktima tërheq 500 € për çiftin dhe dyshja e lë pranë shtëpisë së tij dhe ikën.

Por 55 vjeçari francez, mban mend numrin e targës dhe modelin e makinës.

Kriminelët arrestohen nga policia në Prés-d’Arènes.

Një xhaketë e vjedhur nga Lattois dhe paratë gjenden në automjet.

Në paraburgim përfundon një 18 vjeçar me origjinë shqiptare, i shkuar në Francë i pa shoqëruar kur ishte i mitur.

Ai thotë se me vajzën 28 vjeçare janë takuar vetëm 15 ditë dhe se ai nuk di asgjë për aktivitetet e gruas së re.

Ai tha se kishte shkuar me thikë sepse ishte “i zemëruar”, shkruajnë mediat lokale.

Vajza u besoi oficerëve të policisë duke thënë se i riu ishte krejtësisht i vetëdijshëm dhe se ai po përfitonte nga kjo veprimtari.

Çifti u soll para zyrës së prokurorit Montpellier të hënën për një paraqitje të menjëhershme për t’iu përgjigjur zhvatjes së rëndë dhe mbajtjes së një arme të ndaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu