Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Montorio Romano, komunë në provincën e Romës.

Viktimat janë dy të rinj të moshës 25 dhe 23 vjeç. Ata janë shqiptari Erik Vuka dhe Dante Cappai.Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, aksidenti ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në zonën e varrezave, në veri të kryeqytetit.

Makina që drejtohej nga shqiptari Erik Vuka, doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta, ndërkohë që ishte në dishezë. 25-vjeçari përfundoi në kahun e kundërt të rrugës dhe u përplas me murin rrethues të varrezave.

Miku i tij 23-vjeçar Dante Cappai vdiq në vendngjarje, ndërsa i riu shqiptar u nxor nga automjeti nga forcat zjarrfikëse. Ai u transportua në gjendje kritike në spital, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Vdekja e dy të rinjve ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin ku ata jetonin. Për ngjarjen e rëndë autoritetet italiane kanë nisur hetimet.

Eriku mësohet se jetonte në Montorio Romano, ndërsa miku i tij italian, punonte si shofer dhe jetonte në Nerola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu