Ema Shazivari ishte brenda sanatoriumit, spitali COVID-2 në Tiranë ku po trajtohen pacientët me koronavirus.

Dëshmitë e të rinjve që po luftojnë me jetën në këtë spital janë një kambanë alarmi për qytetarët e të gjitha moshave që të respektojnë masat dhe të ndërgjegjësohen, se virusi nuk njeh moshë.

Një i ri tregoi  si u infektua. “Direkt më dha një temperaturë të lartë një ditë e gjysmë, pastaj hyra në mjekim dhe nuk pata asnjë lloj shqetësimi, pastaj direkt në spital në kohë” tha ai.

Por si ndihet tani? “Kam 12 ditë që kam ardhur me bllokim të frymëmarrjes, por tani jam shumë mirë e kam kaluar cdo gjë, nuk ndiej asnjë lloj shqetësimi asnjë gjë” tha ai.

Janë më shumë se 30 raste në ditë që paraqiten në spital, në gjendje të rënduar si pasojë e COVID 19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu