Një vajzë nga Shqipëria e cila bashkëjetonte me një shtetas shqiptar të Kosovës, ka denoncuar në polici se partneri tentoi ta shfrytëzonte për prostitucion.

Në dëshminë e saj në polici, e reja ka thënë se ai i ka çuar në banesë katër meshkuj të tjerë, që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave.

Vajza ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i ka marrë asaj florinjtë me vlerë 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë.

“Viktima femër – shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa.

Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu