Shaban Lika, u zhduk në prill të vitit 2015, 6 vite më parë. Sot ai duhej të ishte 56 vjeç, por që prej datës 14 Prill të atij viti familjarët nuk kanë asnjë gjurmë të tij. Megjithëse ato nuk kanë reshtur së kërkuari, nuk kanë arritur ta gjejnë Shabanin.

Mehmet Lika, vëllai i tij, tregon se kërkime janë bërë kudo në vendin tonë, por askush nuk thotë se e ka parë diku apo të jetë gjetur ndonjë shenjë e tij. Mehmeti kërkon që të shpallet në kërkim ndërkombëtar pasi mund edhe të jetë rrëmbyer për t’i marrë organet e brendshme. Sipas tij, kërkimet në Lumin Drin, ku u dyshua se ishte mbytur kanë rezultuar të pasuksesshme në atë kohë.

Vëllai im me 14 prill të 2015, në orën 8 të darkës, është larguar nga shtëpia. Jemi munduar ta gjejmë, na kanë ndihmuar dhe populli, edhe policia. Kemi shkuar deri afër Kukësit, pasi dyshonim se ka rënë në Drin. Por janë dy variante që ne kemi deri më tani. Varianti i parë ose është aksidentuar pa dashje, ose e ka varë dikush e ka groposur dhe nuk e gjejmë askund ose mund ta kenë rrëmbyer për trafik organesh. Shteti shqiptar momentalisht nuk po bën asgjë. Javët e para u mundua, ia dërguam emrin, nuk e dimë më andej çfarë kanë bërë”, tha Mehmet Lika.
Shaban Lika, në atë kohë 50 vjeç u largua në orët e mbrëmjes nga banesa. Ai vuante nga disa sëmundje, ndërsa dyshohet që ditët e fundit ishte edhe në depresion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu