Më në fund lajme të mira në shtëpinë e Milanit. Sulmuesi suedez është rikthyer më në fund të stërvitet me skuadrën pas një periudhe 90 ditore.

Lajmin e dha tekniku i Milanit Stefano Pioli, gjatë konferencës së sotme për shtyp, duke u shprehur se 39-vjeçari nuk do të jetë as për ndeshjen e nesërme kundër Torinos.

Sipas asaj që raporton Sky Sport, suedezi po përgatitet për tu rikthyer në fushën e lojës, por nuk është ende i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj pritet të jetë në fushë në ndeshjen pasardhëse, atë ndaj Cagliarit.

Milan-Torino luhet nesër në ora 20:45, me kuqezinjtë që do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes me Juventusin të mërkurën mbrëma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu