Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili së fundmi rezultoi pozitiv me COVID-19 është shtruar në spital të enjten në mbrëmje.

Berlusconi “është shtruar për të qenë nën kontrollin e mjekëve në spitalin San Raffaele në Milano pasi ka shfaqur disa simptoma, por nuk ka arsye për t’u shqetësuar”, shkruhej në një deklaratë të stafit të tij të publikuar gjatë së premtes.

Ishte vetë politikani ai që njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me coronavirus gjatë së mërkurës dhe se planifikonte të qëndronte i izoluar në shtëpinë e tij pranë Milanos.

Më tej, stafi i Berlusconit njoftoi se presidenti i partisë Forza Italia do të punonte nga shtëpia gjatë izolimit dhe se do të vazhdonte të kontribuonte për fushatën e kandidatëve vendorë të partisë së tij në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu