Një infermierë nga Dakota e Jugut në SHBA ka deklaruar se disa prej pacientëve të saj me COVID-19 madje edhe në momentet para vdekjes, refuzojnë të besojnë se coronavirusi është i vërtetë.

“Më vjen shumë keq t’i shoh këta njerëz që ende dëshirojnë të mos besojnë dhe pranojnë që ekziston coronavirusi, edhe pse i sjellin këtu me autoambulanca me simptoma të theksuara. Kërkojnë një ilaç që bënë magjinë dhe refuzojnë të besojnë që janë infektuar me COVID-19.

Ekziston një arsye pse kam vendosur të shkruaj në Tëitter për këtë. Nuk bëhet fjalë për një pacient, një rast i izoluar. Ka pasur shumë pacientë që fjalët e fundit para vdekjes i kanë thënë se kjo nuk po ndodh, dhe se nuk është e vërtetë. Në vend që momentet e tyre të fundit t’i kalojnë me familjarët, ata mbusheshin me mllef. Kjo më ka pikëlluar shumë për disa ditë; nuk kam mundur të besoj se do të jenë këto fjalët e tyre të fundit”, ka deklaruar Doering për CNN.

Kur u pyet nëse pacientë të tillë janë hidhëruar në të, ajo tha se ata janë të hidhëruar në tërë situatën, duke marrë parasysh se nuk besojnë që ekziston COVID-19, shpesh shfryjnë mllefin në personelin mjekësorë.

“Shpesh i pyes nëse duan që t’ju telefonoj grave, fëmijëve apo familjarëve tjerë, por ata refuzojnë sepse besojnë se do të jetë gjithçka në rregull me ta. E kur ua kontrolloj përqindjen e oksigjenit në gjak, e kuptoj se është shumë e ulët dhe e di cilat mund të jenë pasojat. Pikëllohem shumë, nervozohen dhe ndihem e frustruar. Të gjitha këto i pranojë sepse e di që sërish do të ballafaqohem me situata të tilla”, ka shtuar infermierja.CNN

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu