Siç edhe kishim premtuar, infoelbasani vjen me risi për periudhën në vazhdim.

Përmes rrjetit të gazetarëve dhe bashkëpunëtorave tanë, ne do të sjellim për audiencën zërin qytetar për të gjitha problematikat me të cilat përballet komuniteti, jo vetëm në Elbasan, por edhe më gjërë.

Ne do të jemi prezent kudo; në institucione ku ofrohen shërbime për qytetarët, në shkolla, spitale, lagje, fshatra. Do të shkelim ngado dhe, me objektivin e kameras dhe mikrofonin tonë, do të jemi syri, veshi dhe zëri qytetar.

Në këtë rrugëtim ne kërkojmë edhe mbështetjen tuaj e cila nuk na ka munguar dhe që sa vjen e rritet.

Bashkërisht do të synojmë të arrijmë më të mirën, për ju, familjet tuaja, qytetin dhe shoqërinë.

Po e nisim këtë risi me një reportazh të realizuar në Parkun Rinia.

Për më shumë ndiqni videon:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu