Sipas raportit të fundit të realizuar nga Insituti vienez, ekonomia e vendit pritet të tkurret me -6.4% gjatë 2020-ës, nga -5% që ishte parashikuar në fillim të majit, teksa jep sinjale pozitive për vitin e ardhshëm .
Duke marrë parasysh ngadalësimin e krijuar nga pandemia, Insituti duke mos përfshirë mbylljen e dytë totale, insituti parashikon se për vitin 2021 ekonomia do të pësojë një rritje me 4.6%.
Teksa pandemia vijon të shkaktojë presion mbi financat publike, ekspertët e Vjenës vlerësojnë se menaxhimi i borxhit publik në këto kushte do të bëhet i vështirë për ta mbajtur në nivele të qëndrueshme .
Sa i takon vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Instituti i Vjenës vlerëson se recesionin më të thellë do ta përjetojë Mali i Zi, ekonomia e të cilit pritet të bjerë me 9% këtë vit për shkak të varësisë së lartë që ka nga turizmi.
Pikërisht goditja që ka marrë industria turistike ka vënë në vështirësi të mëdha edhe ekonominë shqiptare, e cila renditet e dyta në rajon për rënien më të thellë ekonomike ndjekur nga Maqedonia, teksa pritet që rëna të jetë më e moderuar për Kosovën, Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë, ekonomia e të cilës pritet të tkurret me vetëm 2% këtë vit.
Në kushte të tilla, kur shumë prej shteteve në botë po i rikthehen masave kufizuese për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19, ekspertët e Vjenës apelojnë qeveritë e vendeve të rajonit që të vijojnë mbështetjen ndaj individëve dhe bizneseve më të prekur nga kriza.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu