Nga:Arbër Alliu

Shkëlqim Lleshanaku është trajneri i ekipit të Elbasanit në futboll. Pas humbjes së thellë me Vllazninë trajneri ka pranuar të flasë për gjendjen e ekipit të qytetit, i cili, siç ka thënë edhe vetë trajneri, nuk është në gjendjen e tij më të mirë.

Përshëndetje Z.Shkëlqim Lleshanaku , uroj të jeni mirë me shëndet në këtë kohë pandemie!
Përshëndetje, faleminderit jam shumë mirë!
Z.Shkëlqim, ju jeni trajner i skuadrës së Elbasanit në futboll, si është gjendja aktuale e ekipit ?
Gjendja aktuale e ekipit nuk është nga më të mirat për ta marrë me optimizëm. Në dy javët e para të kampjonatit kemi pësuar dy humbje të rënda, të cilat nuk perputhen me lojën që kemi bërë, por është vetëm fillimi.
Cilat janë objektivat e Elbasanit për këtë sezon?
Përsa i përkët objektivave unë kisha dëshira të tjera, por duket që dhe këtë vit do të luftojmë deri në fund për mbijetesë. Por do t’i marrim ato si të vijnë javë pas jave.
Çfarë investimesh janë bërë që lojtarët të jenë motivuar për arritjen e këtyre objektivave? Po pagesa a është një motiv më shumë?
Sigurisht që paratë janë motivuesi kryesor i çdo lloj pune apo profesioni, por para se t’i fitosh ato duhet të demostrosh që i ke aftësitë për t’i fituar. Shumica e lojtarëve janë të rinj dhe duhet të bëjnë më shumë. Pjesa e pagesave është marrëveshje president-lojtar,ndërsa unë jam trajneri.
Si ka ndikuar pandemia në ecurinë e kampjonatit?
Për momentin nuk kemi pasur problem nga pandemia. Shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Cilat janë momentet më të bukura si trajneri i ekipit të Elbasanit?
Momentet e fitores dhe kur arrijmë objektivat janë momentet më të bukura në sport, por emocionet që ai të fal janë të mrekullueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu