Intoleranca ushqimore është një reagim kronik i organizmit ndaj ushqimeve qe konsumohen me shpesh. Simptomat nuk shfaqen menjëherë pas marrjes së ushqimit, si në rastin e alergjive. Ato mund të shfaqen pas 2-3 ditë ose më shumë pas konsumimit te nje ushqimi te caktuar. Nga ushqimet qe përdoren shpesh, mund të shfaqet reagimi i vazhdueshëm i organizmit ndaj tyre.

Mjekja nutricioniste Albana Daka, e cila ndau edhe këshillat e saj. Ajo ka sugjeruar edhe metodat e saj për të kuptuar intolerancën ushqimore në organizëm.

Nga këndvështrimi laboratorik ka dy metoda të ekzaminimit të intolerancave ushqimore: ekzaminimi me imunoglobulinat G dhe atë ekzaminimi citologjik.

Imunoglobulinat G është një metodë shumë e përdorur por vitet e fundit është parë jo vetëm për ushqimet, edhe për viruset apo bakteret. Ato nuk janë specifike, e njëjta mund të rritet për disa ushqime njëkohësisht apo edhe si rezultat i virusit apo baktereve të tjerë.

Metoda sot më e saktë që rekomandohet sot është metoda citologjike, ekzaminimi direkt në mikroskop. Pra, vënia në kontakt e gjakut të pacientit me alergenët ushqimor, pas këtij kontakti shohim si reagojnë qelizat e bardha dhe të kuqe të gjakut pas këtij ushqimi”.

Më tej ajo ka theksuar se cilat janë grupet që hasim më shumë në vendin tonë: “Nga një studim që kemi bërë shtatë vitet e fundit kemi parë që intolerancat më të më mëdha vijnë nga bulmeti. Në vend të dytë janë perimet, që përmbajnë sasi të lartë nikeli. Grupi i tretë brumrat  dhe i katërt pijet me kafeinë. Këto janë grupet që hasim më shumë në Shqipëri”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu