Sulmet ajrore amerikane kundër milicive iraniane në Sirinë lindore inkurajojnë terrorizmin në rajon, tha zyrtari më i lartë i Sigurisë në Iran, Ali Shamkhani.

Uashingtoni tha se sulmet përgjatë kufirit me Irakun ishin në përgjigje të sulmeve me raketa kundër objektivave të SHBA-së në Irak.

“Veprimi i fundit i Amerikës forcon dhe zgjeron aktivitetet e Shtetit Islamik në rajon,” tha Shamkhani.

Sulmi ndaj forcave të rezistencës anti-terroriste është fillimi i një raundi të ri të terrorizmit të organizuar,” sipas zyrtarit.

Një zyrtar i milicisë irakiane afër Iranit tha se sulmet vranë një luftëtar dhe plagosën katër të tjerë. Zyrtarët amerikanë thanë se administrata e  Joe Biden do të veprojë me vendosmëri gjithashtu do të përpiqet të shmangë një përshkallëzim të madh rajonal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu