Pasditen e djeshme ka ndërruar jetë nga koronavisuri gazetarja e njohur, Zenepe Luka. Ajo prej disa ditësh ishte e shtruar në një nga spitalet e Covid në Tiranë, ku fatkeqësisht humbi betejën me virusin.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin, këngëtarja e njohur Irini Qiriako, u shpreh se kjo “është një dhimbje shumë e madhe.

“Tërë natën nuk kam fletë, edhe lotët më janë shterur. Humba një mike të madhe, një mike që nuk do gjej më si ajo. Një gurua heroike, sy patrembur, një grua aq e brishtë dhe aq e dashur”, tha Irini mes lotëve.

Këngëtarja tregoi edhe një moment kur gazetarja e ka pyetur: “Moj Irini, kur unë do të vdes si do të këndosh ti për mua”.

“Unë i thashë se ajo ishte e pavdekshme, por ajo më tha he moj Irini. Unë improvizova diçka dhe ajo u prek dhe lotoi. Paska qenë një parandjenjë e saj. Më e dhimbshme dhe e trishtë është se nuk mund të shkojmë as në varrim për shkak të protokollit të Covid”, tha ajo.

Gjithashtu këngëtarja e njohur tregoi edhe bisedën e fundit që ka patur me gazetaren e ndjerë.

“Kam folur me të për herë të fundit kur ishte e sëmurë. Më tha se ishte shumë e sëmurë. ‘Ky Covid sikur po më merr frymën’, më tha. Kjo ishte biseda e fundit, nuk fola më me të. Është një pikëllim i madh.  Më ka dashur pafundësisht, donte të më dëgjonte duke kënduar. Edhe unë e doja pafundësisht. Por ky Covid e mposhti miken tonë të dashur”, tha Irini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu