Kur jemi vetëm 4 muaj para zgjedhjeve, një ndër ish-ministrat më në zë të LSI, ka kaluar me PS.

Bëhet fjalë për Nasip Naçon, i cili nga Berati tha se ka kaluar zyrtarisht me PS-në.
Naço dhe Klosi thanë se në zgjedhjet e ardhshme PS në Berat do të marrë 5 mandate.

“Vendi ka nevojë për të ecur para, unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar, kontributi im ndoshta ka qenë modest, por përkushtimi për Reformën në Drejtësi ka qenë shumë i madh. Sot jam me zotin Klosi po ajo që dua të them është se dhe në të ardhmen do të jem krah tij.

Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike, nuk ka nevojë për njerëz që janë vasalë, ka nevojë që të përfaqësojë qytetarët të cilët kërkojnë që votat e tyre të kalojnë me të majtën. Eksperimentet janë të së kaluarës. Mesazhet që më vinë nga qytetarët janë që unë të vijoj të jap kontribut për këtë qytet”, u shpreh Naço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu