Ndërsa Senati i SHBA-së do të mbajë gjyqin e dytë për fajësimin e ish-presidentit Donald Trump, ka shumë pikëpyetje në lidhje me procesin, dhe legjitimitetin e gjykimit të dikujt që nuk është më në detyrë, përfshirë këtu çështjen dhe si funksionon në fakt procesi i fajësimit (impeachment).

Kongresit ka miratuar tashmë një nen që e fajëson Trump, duke e akuzuar atë për “nxitje të kryengritjes” në lidhje me trazirat në Capitol Hill më 6 janar, ndërsa në fillim të javës së ardhshme procesi do të vazhdojë në Senat. Ne kemi biseduar me disa ekspertë që kanë shpjeguar detaje nga aspektet të ndryshme të kësaj çështjeje.

  1. A ka rëndësi që Trump është këtë herë jashtë zyrës së presidentit?

Tre proceset e mëparshme të fajësimit të presidentëve – të Andrew Johnson në vitin 1868, Bill Clinton në vitin 1998 dhe vetë Trumpit herë e parë, në fillim të vitit 2020 – u zhvilluan ndërsa të akuzuarit ishin ende në detyrë. Disa republikanë kanë ngritur pikëpyetje nëse është kushtetuese të zhvillohet një gjyq për fajësimin e një ish-presidenti.

Por Michael Blake, një filozof politik nga Universiteti i Uashingtonit, mendon se gjykimi i

tij është i dobishëm moralisht dhe politikisht, pasi vendos një kufi rreth kompetencave të presidencës, edhe nëse tek e fundit Trump nuk mund të përjashtohet më nga detyra, pasi mandati i tij ka mbaruar:

“Fajësimi i Presidentit Trump është një tregues se ka nevojë të shënohet përmes një deklarate zyrtare, ajo që nuk duhet të bëjë asnjë president. Ky gjyq do të përcaktojë gjithashtu kufijtë moralë të presidencës, dhe në këtë mënyrë do t’u dërgojë një mesazh presidentëve të ardhshëm”.

  1. Çfarë ndodh nëse Trump shpallet fajtor?

Ndonëse Donald Trump nuk mund të hiqet më nga detyra, ai mund të përballet ende me pasoja. Kirsten Carlson, profesore e drejtësisë në Universitetin Shtetëror Uejn, shpjegon se

ka një hap shtesë:“Senati ka gjithashtu fuqinë për ta skualifikuar një zyrtar publik nga mbajtja e funksioneve publike në të ardhmen. Nëse personi është i dënuar…, vetëm atëherë senatorët mund të votojnë nëse ai do të skualifikohet përgjithmonë nga e drejta për të mbajtur një post të lartë federal. Gjithashtu ajo që kërkohet është një votim me shumicë të thjeshtë”.

  1. Po nëse Trump nuk dënohet?

Neni 1 i akuzave të fajësimit kundër Donald Trump kërkon ndryshimin e Amendamentit të14-të. Ka të ngjarë që dy të tretat e senatorëve të mos votojnë pro dënimit të Trump. Por ekziston një mënyrë tjetër, përmes së cilës Kongresi Amerikan mund të kërkojë që të ndalojë Trumpin të pretendojë në të ardhmen postin e presidentit të SHBA-së.

Gerard Magliocca, profesor i drejtësisë në Universitetin e Indianës, flet për qasjen nëse

do të përdorej neni 3 i Amendamentit të 14-të. Ai shkruan se ky amendamenti, i hartuar dhe miratuar pas Luftës Civile Amerikan, i ndalon njerëzit “që të shërbejnë në një shumëllojshmëri postesh qeveritare nëse ata rezultojnë të përfshirë në kryengritje ose rebelim kundër Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”.

Sidoqoftë, nuk mjafton që një shumicë e Kongresit të votojë për t`a deklaruar Donald Trumpin të papërshtatshëm për të shërbyer sërish në postin e presidentit, thotë Magliocci.“Vetëm gjykatat, duke e interpretuar nenin 3, mund t`a ndalojnë dikë që të kandidojë për president”- thekson ai.

  1. Cili është synimi i vërtetë i fajësimit?

Edhe nëse pasojat e menjëhershme të këtij procesi janë të pasigurta, themeluesit e SHBA-sëe kuptonin shumë mirë se fajësimi dërgonte një mesazh të fuqishëm, thotë Clark Cunningham, studiues i ligjeve në Universitetin Shtetëror të Xhorxhias.

Bazuar në hulumtimet e tij mbi njerëzit që hartuan Kushtetutën e SHBA-së, dhe deklaratat që ata bënë në Konventën Kushtetuese të vitit 1787, Cunningham shpjegon se “ themeluesit e panë fajësimin si një praktikë të rregullt që kishte 3 qëllime kryesore.

Së pari, të sigurojë një metodë të drejtë dhe të besueshme për të zgjidhur dyshimet në lidhje me sjelljen e keqe të presidentit. Së dyti,t’i kujtojë si vendit ashtu edhe vetë presidentit në detyrë,se ai nuk është mbi ligjin. Dhe së treti, për të parandaluar abuzimet me pushtetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu