Nëse mendoni se hera juaj e parë ka qenë tepër e sikletshme, duhet të dëgjoni historinë e Ardit Çunit. I ftuar në Prive, këngëtari zbuloi se kreu marrëdhënie seksuale për herë të parë, në shtator të 2011-ës.

“Të jesh 15-16 vjeç, aq më tepër në kohën tonë kur jemi rritur, se tashmë i dinë që 12, është pak e çuditshme dhe shumë gjëra janë të pazbuluara, kështu që thjesht ishte një vajzë që ishim të lidhur (thonjëza) dhe thjesht ndodhi. Ishim në një vend shumë interesant, në qendër kulturore. Unë në atë kohë shkoja shumë, sepse jam marrë me shumë aktivitete kur kam qenë adoleshent”, rrëfeu Çuni.

Përpos emocioneve të një eksperiencë të parë dhe ndrojtjes ndaj së panjohurës, artisti duhet të përballonte një situatë akoma më të sikletshme. Të kapurit mat!

“Gjëja më funny (gazmore) është pjesa kur na ka kapur drejtori i qendrës kulturore. Ajo është një ndër sikletet më të mëdhaja që mund të kem patur në jetë, është diçka që ka mbetur në memorie”, sqaroi këngëtari.

A ka patur më mbrapa kontakte me vajzën?

“Nuk e kam parë më që një vit mbrapa, s’më ka rastisur”.

Po kështu, ai u ndal te një tjetër datë interesante, ajo e puthjes me një fanse. Ishte korrik 2017.

“Po shkoja në prapaskenë, sapo kisha mbaruar performancën. Bën një foto me mua dhe më puth në buzë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu