Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Gjergj Araniti”, Vlorë. Mësohet se dy persona kanë hyrë në një lokal dhe kanë dhunuar fizikisht një shtetas i cili ka qenë duke konsumuar kafe. Ata e kanë qëlluar disa herë e më pas janë larguar, ndërsa i lënduari ka marrë disa fraktura në trup dhe në kokë, por është jashtë rrezikut. Ende dihen ende motivet e këtij sherri banal, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe ndalimin e agresorëve. Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh një ngjarje e tillë ndodhi edhe në Krujë, ku disa persona të maskuar dhunuan një të ri që po pinte kafe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu