Një person për të cilin deri më tani dihen vetëm inicialet, B.S Është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit mbrëmjen e djeshme.

Burime bëjnë me dije se ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi rezulton në listën e më të kërkuarve.

Ai kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa gjatë arrestimit ju gjet edhe një sasi prej 1 kg kokainë. Pas arrestimit ai është shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa deri më tani nuk ka një komunikim zyrtar lidhur me aksionin që çoi në vënien në pranga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu