“Etna” shpërthen përsëri duke shkaktuar një re vullkanike, e dukshme qindra kilometra larg Catanias.

Si pasojë e shpërthimit aeroporti ndërkombëtar i Catanias ka pezulluar aktivitetin e tij për shkak të emergjencës.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar shpërthimin e llavës për pjesës perëndimore të Valle Del Bove, ku dukej se ka arritur në një lartësi rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit.

Ndërkohë sipas teknikëve dhe studiuesve, Etna ishte në vëzhgim që nga e hëna dhe fatmirësisht nga ky shpërthim nuk janë prekur banesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu