Një 31-vjeçar i identifikuar si Besmir Hakballa, mbeti i plagosur në këmbë mbremjen e sotme në Peqin, pas të shtënave me ármë zjárri në drejtim të tij.

Pas plagosjes 31-vjeçari është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë e ka treguar edhe me anë të një fotoje në mediat sociale, teksa shihet se ka shkrepur një selfie nga spitali.

Policia njoftoi se është identifikuar autori i plagosjes që është shtetasi Adriatik Mezja, dhe se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për arsye banale, ndërkohë që raportohet se të dy personat njiheshin si problematikë.

Besmir Hakballa nuk është një emër i panjohur i për policinë, pasi sipas informacioneve në vitin 2008 ai është akuzuar se ka qenë pjesë e një átentati bashkë me babain dhe dy miq të tjerë në qendër të Peqinit.

Ndërsa átentati i sotëm, pavarësisht se thuhet se ka ndodhur për motive të dobta, nuk përjashtohet edhe pista e larjes së hesapeve nga e kaluara.

Detaje nga átenati ku ishte përfshirë Besmir Hakballa në vitin 2008.

Bulevardi ne qender te qytetit te Peqinit eshte shnderruar ne poligon qitjeje ne oret e shetitjes se mbremjes se djeshme, ndersa tre te rinj kane qelluar me pistoleta mbi nje 46-vjecar. Policia vendore tha se Astrit Káteshi ka mundur t’u shpetoje plumbave, ndersa ka mundur te identifikoje dhe te ndaloje átentatoret qe u larguan me shpejtesi me nje autoveture tip “Golf” me targa PE 1650 A. Besmir Hakballa, 18 vjec, Gazmend Lluca, 19 vjec dhe Emiliano Hoxha, 19 vjec, te tre me banim ne lagjen “Cezme” te qytetit te Peqinit jane arrestuar ne flagrance. Se bashku me ta ka perfunduar ne pranga edhe 42-vjecari Emin Hakballa, babai i njerit prej te dyshuarve si átentatore. Sipas komunikátes zyrtare te policise, arrestimi i tij u be pasi gjáte kontrollit te ushtruar ne banese iu gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves máteriale dy granata dore me bisht druri. Njekohesisht ai akuzohet si nxites apo perkrahes ne krimin e te birit. Kjo pasi, sipas policise, plumbat kunder Káteshit kane ardhur pas nje grindjeje qe ky i fundit kishte pasur me Hakballen. Shefi i komisariatit Peqinit Ahmet Bakla pohoi se grindja ka ndodhur per motive te dobeta, ndersa ne vendngjarje u sekuestruan dy gezhoja pistolete. Njera ishte e kalibrit 7 mm dhe dyshohet te jete qitur nga nje “Mini Bloë” ndersa tjetra kishte kalibrin 7,62 mm dhe u gjet ne automjetin e sekuestruar me te cilet dyshohet se qarkullonin átentatoret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu