Pulpiti është sëmundja e dhëmbëve, e cila bën që dhëmbët të ndiejnë dhimbje kur konsumojnë ushqime me sheqer ose të ftohta.

Ndjesia e dhimbjes rritet kur dhëmbi i nënshtrohet një stimuli të jashtëm.
Për shembull, një ushqim shumë i ftohtë ose me sheqer, por ai zhduket menjëherë sapo eliminohet. Nga ana tjetër, pulpiti akut ndodh kur inflamacioni prek thellë pulpën e dhëmbit dhe në këtë rast dhimbja nuk pushon nëse ndaloni së konsumuari ushqimin, por zgjat disa minuta më vonë.

Dhimbja mund të kalojë shpejt në vesh apo qafë si dhe mund të zgjasë për pak kohë. Pulpiti mund të trajtohet duke eliminuar burimin e infeksionit që zakonisht rezulton nga prishja e dhëmbëve. Paracetamoli dhe NSAID (Barnat Anti-Inflamatore Jo-Steroidale) mund të përdoren për dhimbje të buta ose të moderuara. Por, në rast të dhimbjes akute mund të përdoret kodeinë ose opiume të tjerë.

Megjithatë, parandalimi i pulpitit është mjaft i lehtë duke ndjekur disa zakone të rëndësisshme si për shembull duhet të lani dhëmbët të paktën dy ose tre herë në ditë duke përdorur pasta me fluor, të cilat forcojnë smaltin e dhëmbëve. Shmangni përdorimin e pastave të dhëmbëve zbardhues të cilat mund të dëmtojnë smaltin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu