Një ngjarje e frikshme ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në një lokal të Krujës.

Disa persona të armatosur dhe me maska në kokë, u futën në lokal duke terrorizuar klientët.

Nën kërcënimin e armës ata u kanë kërkuar klientëve të lokalit që të mos lëvizin.

Më pas kanë kapur të riun, Elvis Elezin dhe e kanë dhunuar barbarisht me shkelma dhe shkop.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Bakushe Visha. Sipas informacioneve për mediat, Elvis Elezi ka qenë i dënuar në Kroaci për trafik droge.

Para 1 viti atij i kishin vendosur eksploziv në banesë.

Policia e Durrësit dhe e Fushë Krujës akoma nuk ka dhënë asnjë njoftim për dhunimin e të riut Elvis Elezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu